18 Maj 2024

Tre shqiptaret kandidate për Mis Zvicra

Bernë, 19 shkurt - Pas një pauze që pati vitin e kaluar evenimenti “Mis Zvicra” pritet që këtë vit të organizohet sërish. Dhe, që tash duket se ky organizim do të ketë një frymë Ballkani.

6 nga gjithsej 18 kandidatet e bëra të njohura janë nga vendet e Ballkanit si Kosova, Kroacia dhe Serbia. Prej tyre, gjysma ose 3 janë shqiptare nga Kosova, shkruan Albinfo.

Dorina Podrimja, Anita Mustafa dhe Heidi Lushtaku janë tri shqiptaret që do të konkurrojnë për kurorën e mis Zvicrës.

Dy të parat janë të lindura e të rritura në Zvicër ndërsa e treta ka ardhur në Zvicër në klasën e parë të fillores.

Më 28 prill do të ketë edhe një seleksionim me ç`rast garën do ta vazhdojnë 12 nga 18 vajzat që sot janë në listën e konkurrueseve.

“Emrat nuk tingëllojnë shumë zviceranë, kjo tregon ndryshimet në kohë dhe është një dukuri që ne sot e kemi realitet në vendin tone”, ka thënë Karina Berger, që është në krye të organizimit të spektaklit.

Por, ka shtuar ajo, juria që përbëhet nga 6 persona nga bota e modës dhe shoubiznesit nuk shikon as ngjyrën e lëkurës dhe as emrat e kandidateve.

Kriteret tona janë: shtetësia zvicerane, mosha 17-25 vjeçare, e pamartuar, pa fëmijë dhe gjatësia së paku 1.68. dhe këto kritere i plotësojnë të gjitha”.

Më 28 prill do të ketë edhe një seleksionim me ç`rast garën do ta vazhdojnë 12 nga 18 vajzat që sot janë në listën e konkurrueseve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)