03 Maj 2024

Travolta blen aeroplan për të udhëtuar rreth globit

Hollywood, 23 shtator - Për shumicën e familjeve ndodh që të blejnë bileta avioni kur ata duan të shkojnë me pushime për deri sa për familjen Travolta ka një zgjidhje tjetër.

Ata blejnë një aeroplan të ri. John Travolta ka blerë një avion Bombardier Challenger 601 për ta përdorur atë për një udhëtim rreth globit.

Travolta është shprehur se gruaja e tij Kelly Preston dhe vajza e tyre Ella e konsiderojnë blerjen “një epokë të re”.

Aktori i njohur ka marrë mësime për drejtimin e aeroplanit që 15 vjeç ndërsa kur ishte 23 ai kishte një patentë në xhep.

“Më pëlqen aq shumë të fluturoj se edhe shtëpinë e kam ndërtuar pranë një piste”, shprehet ai.

Interes për aeroplanët ka edhe vajza e tij 11 vjeçe ndërsa për djalin Benjamin, 9 muajsh është ende herët për të marrë vesh nëse do të ndjekë babain.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)