04 Maj 2024

Tom Cruise, në negociata për “One Shot”

Hollywood, 15 qershor - Tom Cruise raportohet se është në negociata për të luajtur në filmin triller tw regjisorit Christopher McQuarrie, “One Shot”.

Filmi në fjalë është adaptim nga novela e vitit 2005 e autorit Lee Child, me të njëjtin emër.

Në këtë libër, ish-zyrtari i ushtrisë Jack Reacher, rolin e të cilit pritet ta luajë Cruise, futet në një mister rreth arrestimit të një snajperi të akuzuar për vrasjen e pesë njerëzve të rastësishëm gjatë një gjuajtje.

Nëse Cruise fiton këtë rol, kjo nuk do të ishte hera e parë e bashkëpunimit të tij me McQuarrie. Ata realizuan së bashku edhe filmin “Valkyrie” në vitin 2008. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)