29 Prill 2024

Tjetër video pornografike për Tulisa Contostavlos

Londër, 21 mars - Këngëtarja dhe aktorja britanike, Tulisa Contostavlos, e cila njëherësh është anëtare e jurisë në shoun “X Factor”, është bërë një tjetër “yll pornografik”.

Mediat po shkruajnë rreth një xhirimi seksual shtëpiak që ka dalë në publik, ndërsa zgjat gjashtë minuta dhe është xhiruar me telefon.

Videoja u vendos në një faqe interneti dhe kushtonte vetëm 3.9 paund për t`u shkarkuar, mirëpo është hequr shumë shpejtë, pasi avokatët e Tulisas e kanë paditur menjëherë faqen e që e publikoi videon.

Sipas spekulimeve, videoja është xhiruar para dy vitesh, ndërsa avokatët e këngëtares thonë se bëhet fjalë për një xhirim të rremë dhe se në video nuk është Tulisa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)