18 Maj 2024

Tina Turner kërkon nënshtetësinë zvicerane

Bernë, 26 janar - Tina Turner është duke hequr dorë nga shtetësia e saj amerikane për të marrë atë zvicerane. Diva amerikane ka që në mesin e viteve ’90 që jeton në Zvicër dhe di të flasë mjaft mirë gjermanishten.

Gazeta lokale Zuerichsee-Zeitung, ka publikuar në faqen e saj zyrtare se këshilli lokal pritet që të dërgojë kërkesën e saj për shtetësinë zvicerane në organet kopetente.

Këngëtarja amerikane është duke performuar këto kohë në skenat zvicerane të Zyrihut vend në të cilin jeton prej kohësh. Kërkesa e saj për të ndërruar nënshtetësinë do të kërkojë një aprovim formal nga shteti dhe autoritetet federale.

Tina Turner tha për një gazetë gjermane se ndihej mjaft e lumtur në Zvicër dhe se ky vend ishte si një shtëpi për të. Ajo shtoi se nuk kishte vend më të mirë në botë për të jetuar se sa Zvicra.

Besohet s ekjo kërkesë e Tina Turner lidhet me taksat, ku pak kohë më parë aktori i njohur francez Gerard Depardieu, hoqi dorë nga nënshtetësia franceze për të marrë atë ruse. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)