04 Maj 2024

The Game: Do të kthehem të blej shtëpi në Kosovë

Los Angelos, 11 dhjetor - Hip-hop superylli The Game i cili performoi para pak ditësh në Kosovë, ka deklaruar se publiku i ka lënë aq shumë mbresa sa që nëse do të kthehej një ditë do të blente shtëpi.

Krijuesi i hitit “Red Nation” i cili para një jave ndezi të rinjt shqiptarë në Prishtinë, në një intervistë për Prive ka bërë pohime tejet interesante.

“Unë do të kthehem një ditë dhe do të blej shtëpi në Kosovë. Tri vendet të cilat më duan më shumë janë Los Angeles, Dublin i Irlandës dhe tani është Kosova”, theksoi The Game.

Pos tjerash faqja e organizatorit Powow Entertainment ka publikuar një foto nga një bisedë e The Game me një person me anë të iPhone të tij, ku pohon se dëshiron shtatoren e tij në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)