21 Prill 2025

The Butler, me fitimet më të mëdha në kinema

Hollywood, 19 gusht - Filmi “The Butler” i regjisorit, Lee Daniels, një dramë për të drejtat civile në rolin kryesor të së cilës luajnë, Forest Whitaker dhe Oprah Winfrey, ka kaluar parashikimet dhe lehtësisht e ka fituar pozitën e filmit më të sukseshëm të javës në kinematë amerikane dhe kanadeze.

Filmi ka debutuar me 25 milionë dollarë fitime nga shitja e biletave në SHBA dhe Kanada vetëm të dielën.

Komedia “We’re the Millers” në rolin kryesor të së cilës luan, Jennifor Aniston ka dal si filmi i dytë më i sukseshëm duke fituar 17.8 milionë dollarë në javën e dytë të shfaqjes së tij.

Filmi më i sukseshëm i javës së kaluar, “Elysium” me Matt Damon ka kaluar në pozitën e tretë me 13.6 milionë dollarë fitime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)