04 Maj 2024

Taylor Swift, "Femra e Vitit 2011"

Los Angelos, 5 dhjetor - Këngëtarja e muzikës “country” Taylor Swift është shpallur si “gruaja e vitit 2011” nga revista muzikore ‘Billboard’.

21-vjeçarja, e cila po korr shumë sukses kohët e fundit, theksoi se e ka pasur ëndërr të shihte emrin e saj në këtë revistë kur ishte e vogël.

“Ëndërroja që një ditë edhe emri im të ishte në këtë revistë dhe më duket e pabesueshme që tashmë jam këtu duke marrë një çmim të tillë”, tha Swift gjatë tërheqjes së çmimit.

Swift është artistja më e re që ka fituar një çmim Grammy për albumin më të mirë me “Fearless” dhe mori 3 çmime në American Music Awards në muajin nëntor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)