Taylor Swift e lumtur që ka gjetur dashurinë e jetës

Holivud, 12 qershor - Taylor Swift është pafundësisht e lumtur që më në fund është në një lidhje serioze me të dashurin e saj Calvin Harris.
Ajo mendon se relacioni i saj me Calvin është mënyra më e mirë për të dëshmuar se ajo mund të jetë serioze në dashuri.
Ajo nuk ka asgjë për të fshehur, ajo e don atë dhe ajo dëshiron që e gjitha bota ta dijë se ajo nuk ka dëshirë të dalë me shumë djem dhe se Calvin është djaloshi që meriton tërë vëmendjen e saj, i tha një burim HollywoodLife.com.
Sipas këtij burimi asaj nuk i duket se po e shfaq tepër dashurinë ndaj Calvin dhe se ajo mendon se është normale që të vërehet se ajo është e lumtur në relacionin e saj.