08 Maj 2024

Sylvester Stallone mbledh 62.500 dollarë për bamirësi

Hollywood, 6 mars - Ylli i filmit “Rocky”, Sylvester Stallone, ka mbledhur 62.500 dollarë për luftën kundër diabetit.

Veterani i Holivudit ka bërë një shfaqje publike në ngjarjen e mbledhjes së fondeve në Hamilton, Ontario, muajin kaluar në ndihmë të Shoqatës Kanadeze të Diabetit.

Ngjarja e quajtur “Një mbrëmje me Sylvester Stallone”, në plan ka pasur legjendën e filmit, i cili ka diskutuar për karrierën e tij, dhe gjatë fjalimit të tij aktori ka konfirmuar thashethemet që nuk do të kenë vazhdim tjetër të filmit të tij të njohur për boksin, duke i thënë audiencës që “Rocky ka përfunduar.”

Organizatorët kanë zbuluar që ngjarja ka mbledhur 62,500 dollarë të cilat do të shkojnë për bamirësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)