29 Prill 2024

Swift, një milionere “e zakonshme”

Melburn, 13 mars - Taylor Swift ishte këngëtarja që fitoi më shumë gjatë vitit 2011 nga turet dhe shitjet e albumeve, një shumë prej 35 milionë dollarësh.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se këngëtarja e muzikës kauntri është e gatshme të kryejë shpenzime të mëdha për argëtimin e saj.

22-vjeçarja u fotografua në Melburn, Australi, në shoqërinë e disa mikeshave të saj në një plazh publik, përpara se të zhvendosej për të ngrënë një një restorant të thjeshtë.

Një javë më parë, ajo u shfaq në aeroportin e Los Anxhelosit duke mbajtur e vetme pajisjet e saj muzikore, ndonëse ishte e shoqëruar nga disa antarë të stafit.

Swift, në kuadrin e turit të saj “Speak Now”, ndodhet në Australi, në turin që përfshin shfaqje të saj në të gjithë qytetet kryesore, si Përth, Adelajde, Brisbejn, Sidnei, Melburn, përpara se të shkojë në Zelandën e Re.

Një ditë më parë, këngëtarja e cila la pas në renditje për fitime personale grupin U2, u fotografua duke shëtitur në shoqërinë e vëllait të saj Austin, i cili jeton në Australi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)