06 Maj 2024

Swift braktiset nga i dashuri

New York, 10 shkurt - Këngëtarja Taylor Swift është duke kaluar kohëra me të vërtetë të vështira.

Vetëm një muaj pasi ajo humbi përballë aktores Samantha Barks në kandidaturën për një rol në filmin e “Les Miserables”, 22-vjeçarja braktiset edhe nga i dashuri i saj.

Sipas asaj që shkruan “US Weekly”, 30-vjeçari Eddie Redmayne i “dha duart” asaj që konsiderohet si “mbretëresha” e muzikës country, pas katër muajsh bashkë.

Swift dhe britaniku Redmayne u fotografuan pak javë më parë në Londër, ndërsa dukeshin të lumtur duke shijuar jetën e natës së kryeqytetit britanik. Megjithatë, në rikthimin e saj në SHBA, shumë shpejt 22-vjeçarja mësoi se Redmayne ka humbur interesin për të.

Njëkohësisht, “US Weekly” botonte zërat e dy burimeve të afërt të secilit prej palëve, me mikeshën e Swift që siguron se ajo është me të vërtetë zemërthyer dhe se i pëlqente shumë ideja e një të dashuri në Britaninë e Madhe.

Nga ana tjetër, një mik shumë pranë aktorit tetë vjet më të madh informoi se ai nuk e kishte menduar asnjëherë si mundësi që të formonte një lidhje në distancë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)