Suus e Ronës, e 12-ta më e mirë në histori të Eurovisionit

Si do që të jetë, nuk ka vonuar suksesi i radhës, që është madje më i madh se vendi i pestë i vitit të kaluar. Është renditja e 250 këngëve më të mira në histori të Eurovisionit ajo që është publikuar në fillim të vitit 2014 dhe që edhe një herë ka vënë në pah nivelin e lartë të muzikës shqiptare.
Kënga Suus ka arritur të futet në top 20 të 250 këngëve më të mira në histori të Eurovisionit, apo më saktësisht në vendin e 12-të.
Prapa Ronës kanë mbetur edhe këngë që konsiderohen legjendare në rajonin ballkanik si Nije Ljubav Stvar nga Zeljko Joksimovic dhe Lejla nga Hari Mata Hari. Vendin e parë në këtë listë e zë fituesja e Eurovisionit 2012, Loreen me këngën Euphoria. Më pas radhiten disa prej fituesve të edicioneve të kaluara, e vendin e tetë e zë Helena Paparizou me këngën My Number One.
Për këtë sukses tjetër të hatashëm, Telegrafi ka kontaktuar pikërisht krijuesin e kësaj vepre muzikore, Florent Boshnjakun. Ai thotë se ndihet shumë i ngazëllyer me këtë.
Kjo është fatmirësisht një vazhdimësi e punës sime ndër vite, theksoi Florenti.
Por, sukseset për kompozitorin shqiptar nuk marrin fund këtu. Kënga e tij Lampedusa në interpretim të Dafina Kastratit është zgjedhur në top tre të këngëve që mund të përfaqësojnë Gjermaninë në Eurovision 2014. Në konkurrim kanë qenë 800 këngë.
Lampedusa, shkëlqen sikur derë e hapur, por dukesh aq larg... dhe ëndrrat e shumë të tjerëve që kërkojnë ditë më të mira, janë vetëm disa prej vargjeve të këngës së Dafina Kastratit në anglisht që mund ta dëgjoni më poshtë.
Përzgjedhjen e Dafinës në top tre të 800 këngëve e ka bërë blogu gjerman Prinz.de që e përshkruan këngën si një baladë fantastike. Mbetet të shihet nëse Dafina do të arrijë të përfaqësojë shtetin gjerman në Eurovision 2014.
Florent Boshnjaku së fundmi ka bashkuar forcat me BleroEnt për të formuar kompaninë muzikore Elephant, e cila do të jetë e një niveli të lartë dhe që p