03 Maj 2024

Stupcat kthehen në ekranet televizive

Prishtinë, 22 nëntor - Që nga paraqitja e tyre në VIP Shpia vitin e kaluar ku u shpallën fitues, Stupcat -  Vedat Bajrami, Mensur Safqiu dhe Osman Azemi nuk janë vërejtur fare në ekranet tona televizive.
 
Ata kanë vendosur të braktisin tregun e përgatitjes së DVD-ve për festat e ndryshme si dhe të braktisin çfarëdo shfaqje tjetër gjatë vitit të ardhshëm.

Poashtu, Stupcat nuk do të shfaqen në kanalet tjera televizive. Shtrohet pyetja, pse?

Përgjigja në këtë pyetje është shumë e thjeshtë. Stupcat janë në përgatitje të projektit të ri që do të startoj rishtazi në fund të vitit 2011.

Stupcat kanë zgjedhur kanalin e ri televiziv K channel në platformën kabllovike Kujtesa për të plasuar produktin e ri që do të sjell surpriza të reja si çdo herë që ata dalin me diçka të re.

K channel është një prej kanaleve të reja që do t’i shtohen platformës kabllovike Kujtesa në këtë fundvit.

Vedat Bajrami e quan avanturë të re projektin e ri duke theksuar se “shumë njerëz kanë kërkuar që të kthehemi fuqishëm në skenë dhe ne këmi vendosur që këtë ta bëjmë përmes kanalit K channel që do të mund ta gjeni në platformën Kujtesa.”

Komedianët kosovarë Stupcat gëzojnë një popullaritet të madh në opinion e gjerë kosovar me humorin e tyre të veçantë që rrënqeth të gjitha gjeneratat. Ata njihen për një qasje kreative dhe popullore që bazohet shumë në realitetin kosovar.

Programi i ri humoristik i përgatitur nga Stupcat është pjesë e fillimit të transmetimit të kanalit të ri K channel që do të startoj më 31 dhjetor 2011 me programin e vitit të ri 2012.

K channel transmetohet ekskluzivisht në paketën televizive të platformës kabllovike Kujtesa.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)