30 Prill 2024

Steven Seagal akuzohet për ngacmim seksual

SHBA, 14 prill - Aktori i filmave aksion Steven Seagal, është akuzuar nga ish-asistentja e tij për trafikim femrash.

Ish-modelja Kayden Nguyen thotë se ajo kishte aplikuar për punë si asistente ekzekutive e aktorit në muajin shkurt 2009, por nuk e kishte pasur idenë se në të ishte përfshirë edhe detyra për ta kënaqur seksualisht aktorin.

Në letrat e gjykatës së siguruara nga TMZ, Nguyen supozon se Seagal ka pasur dy vajza ruse 'të cilat ishin të gatshme për nevojat e tij seksuale 24 orë, 7 ditë në javë' dhe njëra prej tyre ishte larguar. Ajo është dashur ta zëvendësojë atë.

Nguyen kërkon mbi 1 milionë euro nga aktori, për shkak të dëmeve të shkaktuara për ngacmim seksual, trafikim femrash si edhe ankesa të tjera.