Stella McCartney nderohet nga Mbretëresha

Ceremonia u zhvillua në Buckingham Palace, ku stilistja e veshur me krijimin e saj, këtë herë një kostum blu, pranoi urdhërin e mbretërisë.
Viti që kaloi ishte tepër i ngarkuar prë stilisten e njohur, e cila veç të tjerash, ishte krijuesja e uniformës së ekipit britanik të Lojërave Olimpike, gjë që ajo e përshkoi si një monent krenarie për të.
Stella McCartney, ka ndjekur gjurmët e të atit, Sir Paul McCartney, i cili gjithashtu ka marrë Urdhërin e Mbretërisë si muzikant i shquar.
Stella McCartney ka marrë edhe titullin Stilistja e Vitit në ceremoninë e çmimeve për modën në Britani.