27 Prill 2024

Stallone: Arnoldi, është njeriu më i jashtëzakonshëm

Hollywood, 13 shtator - Sylvester Stallone ka lavdëruar rivalin e tij të filmave aksion, Arnold Shwarzenegger, për të cilin thotë se është njeriu më i jashtëzakonshëm që ka takuar ndonjëherë.

Ata janë takuar për herë të parë në vitin 1977 në ndarjen e çmimeve Golden Globe dhe pavarësisht rivalitetit të tyre në ekranat gjigantë, ata gjithnjë kanë qenë miqë të mirë, ashtu si partnerë biznesorë në perandorinë "Planet Hollywood".

"Kur njerëzit më pyesin cili është njeriu më i jashtëzakonshëm që kam takuar ndonjëherë, atëherë them se është ai. Vetëm mendoni, forcën e vullnetit dhe fakti që ai është i suksesshëm në tri zhanra të ndryshëm dhe tejet të vështira".

"Politika e bodybuildingut? Harrojeni atë. Ai ka qenë dhe është bodybuilderi më i mirë që ka jetuar ndonjëherë, deri tani. Më pas, në Hollywood, me prapavijën e të qenit austriak dhe me një bagazh prej të mos qenit amerikan, ai arriti që të bëhet numri një. Më pas në politikë, është tepër e vështirë. Ai është guvernator i Kalifornisë, kjo është e tëra. Vetëm guvernator i shtetit me popullsi më të madhe në SHBA", deklaroi Stallone.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)