21 Prill 2025

Spanjollët e quajnë Shakirën tradhëtare

Madrid, 29 mars - Kënga me titullin ‘Loka por ti’ në origjinal është e incizuar në gjuhën spanjishte, ndërsa kur kjo këngë është bërë edhe në versionin katallan, spanjollët nëpërmjet faqeve të ndryshme në internet këngëtaren kolumbiane e kanë quajtur tradhtare, ndërsa kanë bërë edhe thirrje për ta bojkotuar atë.


Pop ylli Shakira para një jave ka hedhur në treg albumin të cilin e ka titulluar ‘Shakira’, ndërsa në këtë album gjendet edhe kënga “Boin per tu”, të cilën këngëtarja e ka kënduar në gjuhën e katalane, për të cilën Spanjollët të cilët jetojnë jashtë Katalanisë e kanë quajtur tradhtare.

Ndërkaq origjinali i kësaj kënge është i incizuar në gjuhën spanjishte me titullin ‘Loka por ti’, e kur është dëgjuar edhe versioni në katallan, përmes faqeve të ndryshme në rrjete sociale është bërë bujë e madhe saqë po kërkohet që këngëtarja kolumbiane të bojkotohet.


Disa prej mbishkrimeve që janë lënë në faqen e saj zyrtare në Twitter ishin. “Gjithmonë kam menduar që Shakira është e marrë, por me këtë e ka vërtetuar”, “Shakira, po këndon në katalanase ? Po më vjen të vjell nga ti.”, ndërsa njëri nga ato i thoshte që Shakira mbështet pavarësinë e Katalanisë.

Ndërkaq këngëtarja që jeton në Barcelonë me bashkëshortin dhe djalin saj, nuk ka dhënë asnjë koment kundrejt këtyre fyerjeve që po i shtohen çdo moment asaj në faqen e saj zyrtare në Twitter. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)