Sot hapet ekspozita ndërkombëtare e fotografisë Gjon Mili

Ne ekspozitë do të marrin pjesë artisë nga Kosova dhe të huaj nga fusha e fotografisë.
Artistët që do të marrin pjesëë jan: Marina Abramović & Ulay, Qëndresë Deda, Julian Germain, Majlinda Hoxha, Samir Karahoda, Genc Kadriu, Milomir Kovačević, Antoan Kurti, Olson Lamaj, Eva Leitolf, Martino Marangoni, Atdhe Mulla, Joachim Schmid, Oliver Sieber, Otto Snoek, Ari Versluis & Ellie Uyttenbroek.
Ceremonia e hapjes do të mbahet në Galerinë Kombëtare të Kosovës, në ora 19:00.
Ekspozita ndërkombëtare Gjon Mili u inicua më 2001, si iniciativë e përbashkët e Galerisë së Arteve të Kosovës dhe Michael McLallenit, nga Zyra e atëhershme e SHBA në Prishtinë. Ideja fillestare ishte që të krijohej një ekspozitë tradicionale në formë të konkursit për fotografi, që do të mblidhte artistët e fotografisë me vepra të reja.
Kjo iniciativë rezultoi me ekspozitën vjetore që vazhdon tash dymbëdhjetë vjet dhe ka arritur reputacionin si ekspozita dhe gara më e rëndësishme për artin e fotografisë në Kosovë.