21 Prill 2025

Sislej Xhafa do të prezentojë Kosovën në Venedik

Prishtinë, 11 mars - Artisti me renome botërore Sislej Xhafa, përfaqësuesi i Pavijonit të Kosovës në Bienalen e 57-të të Venedikut, së bashku me komisionerin Valon Ibraj dhe kuratoren Arta Agani do të mbajnë sot një konferencë per media në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Artisti Xhafa, komisioneri Ibraj dhe kuratorja Agani do të flasin për veprën e Xhafës “E humbur dhe e gjetur” që do të prezentojë Kosovën në Venedik me hapjen zyrtare me 11 maj. 

Ata do të flasin edhe për përgatitjet dhe punën që ekipi i Pavijonit është duke e bërë në mënyrë që të ketë një përfaqësim konkurues dhe dinjitoz në Bienalen e Venedikut.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)