04 Maj 2024

Simpson, 4 milionë dollarë nga shtatzënia

Los Angelos, 15 maj - Këngëtarja Jessica Simpson ka ndjekur rrugën e shumë personazheve të tjerë të famshëm në botë që ka zgjedhur të përfitojë nga lindja e fëmijës së saj Maxwell Drew Johnson.

Ajo ka zgjedhur të shesë fotografitë e foshnjës së saj dhe është revista \"People\" që raportohet t\'i ketë blerë ato për 800.000 dollarë. Por përfitimet e saj nuk përfundojnë këtu. Pas lindjes, një telash i madh për femrat është humbja e peshës, e kur të famshmet sjellin në jetë fëmijë, ato nxitojnë të gjejnë mënyrat më efikase për t\'u rikthyer në formë perfekte.

Këtë gjë është duke e kërkuar edhe Simpson e cila ka marrë shumë kilogramë gjatë shtatzënisë. Këngëtaren Simpson po e pret nënshkrimi i një kontrate me vlerë prej tre milionë dollarësh me kompaninë “Weight Watchers” për të promovuar mënyrën e tyre të humbjes së kilogramëve të shtuar gjatë shtatzënisë.

Me një llogari fare të thjeshtë, në pak javë prej kohës kur solli në jetë fëmijën e saj, përfitimet e Simpson-it janë shtuar me 4 milionë dollarë, por deri më tani ama.

Ka ndër të famshmit që kanë përfituar edhe më tepër nga shitja e fotografive. Duket se këtë rekord e mban këngëtarja Jennifer Lopez e cila në vitin 2008 pranoi ofertën 6 milionë dollarëshe dhe shiti imazhet e binjakëve të saj.

Krejt ndryshe ka zgjedhur të veprojë Beyonce e cila fotografitë e vajzës së saj Blue Ivy zgjodhi t\'i postojë në profilet e saj në rrjetet sociale duke ju drejtuar fansave direkt se kjo ishte dhurata e saj për ta dhe mbështetjen e tyre, çka do të thotë se edhe mediave nuk ju është dashur të paguajnë asnjë kacidhe për të blerë imazhet e fëmijës së parë të çiftit Beyonce-Jay Z.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)