Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar te Librit në Torino
Torino, 22 maj - Shqipëria, letërsia dhe kultura e saj u paraqitën këto ditë në Panairin Ndërkombëtar të Librit, që u zhvillua në Torino të Italisë. 
Shqipëria mori pjesë për herë të parë në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, me një stendë të tijën ku u paraqitën veprat e autorëve më të njohur shqiptarë të botuar në gjuhën italjane, si edhe një përzgjedhje titujsh në gjuhën shqipe.
Pjesëmarrja e Shqipërisë u mundësua nga Qendra e Kulturës Shqiptare, me patronazhin e Ambasadës së Shqipërisë në Itali. 
Panairi Ndërkombëtar i Librit në Torino është më i madhi në Itali dhe një prej më të rëndësishmëve në Europë dhe në rajonin e Mesdheut. 
Në të marrin pjesë mbi 1200 ekspozues, si edhe rreth 3000 mijë gazetarë nga e gjithë bota, që ndjekin takimet e shumta që zhvillohen gjatë ditëve të panairit me autorët më të njohur italjanë dhe ndërkombëtarë. 
Panairi shënoi këtë vit edhe një numër rekord vizitorësh, mbi 340 mijë!  
  
















