Shpirti jem, këngë më speciale

Prishtinë, 17 qershor - Shpirti jem titullohet kënga më e re e këngëtarit të mirënjohur Shqipri Kelmendit. Këngëtari, që njihet në opinion më nofkën Lasgushi është shprehur i kënaqur me realizimin e këngës së tij më të re.
Ai ka thënë se kjo është diçka më speciale se këngët paraprake. Tash e kam lansuar këngën më të re që titullohet Shpirti jem. Jam i kënaqur me realizimin e kësaj këngë, që është kompozuar nga InsaneSound dhe DJ Nardi në Zvicër, kurse tekstin e kësaj kënge e ka bërë Mithat Sadiku. Kjo kënge është më e veçantë nga të tjerat, për faktin së është më zbavitëse dhe ritmike, ka thënë Kelmendi për Epokën e re, duke bërë me dije se ky është bashkëpunimi i tij i parë me DJ Nardin.
Këngëtari nga Peja ka treguar se realizimi i kësaj kënge nuk ishte aspak i lehtë, por pritja e mirë nga publiku dhe mediet, sipas tij, e ka shpaguar të gjithë mundin e bërë. Ta them drejtën nuk ka këngë që nuk lyp punë dhe angazhim të madh, por pritja e mirë nga publiku dhe mediet ka bërë që në njëfarë mënyre të shpaguhet i gjithë mundi i bërë. Realizimi i këngëve kërkon angazhim e përkushtim të madh, por me punë çdo gjë realizohet, ka shtuar Kelmendi.
Oferta më bollëk për sezonin veror
Meqë jemi në fillim të sezonit veror ofertat për Shqipri Kelmendin janë më bollëk. Lasgushi ka treguar se ka oferta për të marrë pjesë nëpër evenimente të ndryshme në Kosovë dhe diasporë.
Jam i kënaqur me interesimin e adhuruesve për të më pasur në dasmat dhe gëzimet e tjera familjare. Kam shumë oferta për të marrë pjesë nëpër mbrëmjet që organizohen në Kosovë e diasporë. Synimi im është që çdo kund ta japë maksimumin në mënyrë që adhuruesit e mi të ndahen të kënaqur me mua, ka thënë Lasgushi. (Adifete BELA)