21 Prill 2025

Shkodranët fituan çmimet kryesore në Festivalin Tradicional të Komedisë

Mitrovicë, 8 qershor - Me komedinë “Martesa me internet”, të shfaqur nga trupa e Teatrit “Migjeni” nga Shkodra, në Mitrovicë ka përfunduar edicioni i gjashtë i Festivalit Tradicional të Komedisë.

Me organizimin e këtij Festivali, Mitrovica tregoi se është artdashëse, duke kontribuar kështu, bashkë me pjesëmarrësit që janë krijues nga të gjitha trevat shqiptare,  në zgjerimin dhe thellimin e traditës teatrore.

Në natën e fudnit të Festivalit, në skenë shkëlqyen artistët e mëdhenj nga Shkodra, si Zef Deda, Zyliha Miloti, Rajmonda Marku, Besnik Çinari e të tjerë.

Në sallën  e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ishin tugua mbi 500 artdashës që  u ndanë tepër të kënaqur me lojën e artistëve nga Shkodra, të cilët u duartrokitën frenetikisht gjatë gjithë kohës sa zgjati shfaja.

Vlerësim i përgjithshëm i jurisë dhe shikuesve ishte se edhe në këtë edicion të Festivalit Tradicional të Komedisë, u paraqiten vlera të mira artistike, të cilat dëshmojnë për krijimtarinë aktuale teatrore në zhanrin e komedisë, që po manifeston përpjekje për avancimin e vlerave sa më cilësore, në sigurimin e teksteve, në ngritjen e performancës sa i përket kreacioneve regjisoriale, mënyrën e lojës së aktorëve dhe të gjitha komponentët tjera përbërëse të vlerës artistike.

Juria profesionale në përbërje Skënder Zogaj, kritik teatror, Jahi Jahiu, dramaturg dhe Avni Abazi, aktor dhe producent, me vendim unanim, për shfaqjen ëm të mirë edicionit të gjashtë të Festivalit Tradicional të Komedisë, në Mitrovicë, shpalli komedinë “Martesa me internet”, në regji të Bruno Shllakut, në interpretim të Teatrit “Migjeni nga Shkodra”.

Vendin e dytë e zuri komedia “Akrabatë”, e inskenuar sipas tekstit të Kristo Floqit, në regji të Fazli Muharremit, në interpretim të Teatrit të Vushtrrisë. Ndërsa vendin e tretë e zuri komedia “Për pushtet jap...”, të autorit e regjisorit  Burhan Amiti, në interpretim të Teatrit nga Tetova.

Për rolin më të mirë të femrës në Festival, juria i ndau çmimin aktores nga Shkodra, Drane Zhaji, për rolin e Xhemiles, kurse për atë të mashkullit, po ashtu artistin nga Shkodra, Besnik Çinari, për rolin e babushit.

Me çmimin për veteranin më të suksesshëm të festivalit, juria shpërbleu aktoren e mirënjohur nga Shkodra, artisten e merituar për interpretimin e rolit të Anës në komedinë “Martesa me internet”, të autorit Fadil Kraja.

Përveç këtyre, juria ndau edhe çmime të tjera. Kështu, për rolin më të mirë premtues të femrës, juria shpërbleu aktoren Agnesa Zuqaku, për rolin e Fatushes, në komedinë “Akrabaatë”, të Teatrit të Vushtrrisë, kurse për rolin më të mirë premtues të mashkullit, aktorin Arben Berisha, për rolin e Rrustes, në shfaqjen “Komedia”, të Hakif Mulliqit.

Ndërsa çmimin për regjisorin  më të mirë të festivalit e fitoi Bruno Shllaku, për regjinë e shfaqjes “Martesa me internet”, të inskenuar sipas tekstit të Fadil Krajës, nga Teatri “Migjeni”, nga Shkodra.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)