19 Prill 2024

 Shfaqja "The Handke Project" nga Kosova jepet në Dortmund

Dortmund, 14 dhjetor - Pas turneut të suksesshëm në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi, Itali e Bosnjë dhe Hercegovinë, shfaqja nga Kosova ‘The Handke Project’ do të shfaqet në teatrin e Dortmundit në Gjermani.

E shkruar nga Jeton Neziraj dhe në regji të Blerta Nezirajt, në shfaqje luajnë një kastë e evropiane e aktorëve, ndër ta edhe aktori i mirënjohur shqiptar Arben Bajraktaraj, aktorët nga Kosova Adrian Morina e Verona Koxha, aktorja nga Bosnja e Hercegovina Ejla Bavćić, aktori shqiptaro-italian Klaus Martini si dhe aktorja nga Mali i Zi Anja Drljević.

‘The Handke Project’ ka për temë qendrore vendimin kontravers për përcjelljen e nderit të të qenit laureat i çmimit Nobel për letërsi tek shkrimtari austriak Peter Handke, përkundër mbështetjes së tij të mirë-dokumentuar për Sllobodan Millosheviqin, i cili vdiq gjatë gjyqit për krime lufte në Hagë.

Kjo mbështetje u zgjerua deri në një fjalim të Handkes pranë varrit të Millosheviqit. Në The Handke Project, Qendra merr këtë moment si pikënisje për të eksploruar atë se si çmohet dhe promovohet arti atëherë kur i tejkalon kufijtë e dinjitetit themelor njerëzor, humanizmit dhe etikës.

The Handke Project është produksion i Qendrës Multimedia, në bashkëpunim me Mittelfest & Teatro della Pergola (Itali); Teatrin e Dortmundit (Gjermani); Teatrin Kombëtar të Sarajevës & Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Scene MESS (Bosnjë dhe Hercegovinë).

Për shfaqjen kanë shkruar në superlativ revista e gazeta të ndryshme ndërkombëtare. Ndër të tjera, The Theatre Times, shkruan: “Neziraj e zhvesh Handken nga ana e tij artistike, për të shpërfaqur kështu njeriun e vërtetë përbrenda. [...]"

"Shfaqja është monument i vuajtjes njerëzore, sidomos i vuajtjes së atyre që e përjetuan gjenocidin në Srebrenicë. Pafajësia e djalit të vogël, gëzimi i tij fëmijëror teksa skijon në peisazhin që shihet nga perspektiva e tij por jo e Handkes (i cili më në fund nuk është në qendër të skenës), e zgjeron narrativën, e kontekstualizon atë dhe i jep kuptim, thellësi e njerëzillëk. Dhe nuk ka ilustrim më të mirë të përgjegjësisë artistike sesa kjo.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)