Shfaqet performanca teatrore “Copë Copë”

Ferizaj, 26 shtator - Shfaqja “Copë Copë”, e cila është dhënë premierë në vitin 2015-të, ndërsa do të rikthehet sërish në skenë pikërisht sot në Teatrin e Qytetit “Adriana Abdullahu” në komunën e Ferizajit.
Artistet dhe mbijetuesja e dhunës së bashku janë bashkuar për të ndarë me publikun copëza përjetimesh nga jetët e tyre.
Interpretime të përbashkëta të artisteve dhe të mbijetuarës së dhunës në hapsirën e njëjtë do të riaktualizojnë forcën që këto të fundit kanë gjetur për t’u përballur me realitetin.
Dramaturge e kësaj shfaqje është Blerta Zeqiri, ndërsa regjia është bërë nga Zana Hoxha - Krasniqi.
Aktoret të cilat do të interpretojnë janë: Melihate Qena, Anisa Ismajli, Donikë Ahmeti, Qendresa Kajtazi, Albina Kelmendi dhe Bashkime Sulejmani.
Performanca është produksion i Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis, ndërsa është përkrahur nga CFD.