Shala do të bashkëpunojë ngushtë me Komunën e Malishevës

Prishtinë, 11shtator - Sot, në një takim ndërmjet ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, dhe kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begajt, u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Malishevës, në fushat e kulturës, rinisë dhe sportit.
Ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Begaj u bisedua për gjendjen në infrastrukturën sportive të këtij qyteti,veçmas për çështjen e stadiumit të futbollit këtij qyteti.
Ministri Shala u shpreh se do të bashkëpunojë ngushtë me Komunën e Malishevës në funksion të përmirësimit të infrastrukturës sportive në këtë qytet.