Shakira pret fëmijën e dytë
Sao Paolo, 28 korrik - Këngëtarja Shakira po pret fëmijën e dytë dhe lajmin e ka bërë të ditur një miku i saj, këngëtari kolumbian Carlos Vives.
Gjatë një ceremonie në Majemi, ai tha: “Shakira është shtatzënë dhe shumë e lumtur.”
Zërat për një shtatzëni të Shakirës lindën gjatë ceremonisë mbyllëse të Botërorit “Brazil 2014” dy javë më parë. 37-vjeçarja u pa se gjatë performancës kërceu shumë pak.
Shakira ka një djalë 1-vjeçar të quajtur Milan me futbollistin e Barcelonës Gerard Pique. Cifti është njohur katër vite më parë, gjatë Botërorit “Afrika e Jugut 2010”.