Shakira plaçkitet nga një adhurues gjatë koncertit

Meksikë, 19 prill - Derisa po performonte në Monterrey gjatë një koncerti të mbajtur të enjten e kaluar Shakires ju hoq unaza nga gishti nga një adhurues i saj. 
Edhe pse ajo e vërejti plaçkitjen   që ishte incizuar edhe në kamera  ajo vazhdoi të performoj dhe nuk u ballafaqua me hajnin. 
Asnje arrrestim nuk është bërë dhe ky koncert shënoi shfaqjen e saj të fundit në këtë vend. 
Ndërkohë i dashuri i Shakirës   futbollisti Gerard Pique  edhe pse ka zbuluar se është shumë i lumtur me të dashurën e tij, ai bëri të ditur se po mundohet të luftoj me prezencën e paparacëzve të cilët kanë qëllim ti vardisen asaj. 
Këngëtarja kolumbiane e zbuloi romancën e saj me Gerard muajin e kaluar duke postuar një foto të saj bashkë me të. 
E pyetur pse ajo ka vendosur ta bëjë publike marrëdhëniet e saj pas disa muaj spekulimesh, ajo tha se thjeshtë dëshiron të ju tregoj të gjithëve se është e lumtur dhe jam në një pozicion të mirë. 
















