29 Prill 2024

Shakira: Pique me ndihmoj të hyjë në rrjedhat e futbollit

Los Angelos, 3 gusht - Lidhja e Shakiras me mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique, është duke e ndihmuar këngëtaren kolumbiane që të hyjë në rrjedhat e futbollit.

“Me anë të Piques mësova se çfarë është ky sport dhe se si mund të ndihmojë fëmijët, të mësojë respektin, disiplinën, tolerancën dhe dëshirën për të luftuar për një ëndërr”.

“Unë po ashtu e di se në dhomën e zhveshjes së Barcelonës të gjithë lojtarët janë të bashkuar për fanellën, pavarësisht besimeve të ndryshme fetare, pasi fanella është mbi të gjitha. Kjo më ndihmon të ëndërroj se njerëzimi një ditë do të mendojë në të njëjtën mënyrë”, ka deklaruar Shakira.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)