04 Maj 2024

Shakira në Bulevardin e Famës

Hollywood, 9 nëntor - Këngëtarja kolumbiane Shakira ka marrë të martën yllin e saj në Bulevardin e Famës në Hollywood (Hall oF Fame).

Fituesja e disa çmimeve Grammy dhe Grammy Latino u shpreh e lumtur që emri i saj është i shkruar tashmë mes shumë emrave të tjerë të famshëm.

“Kur isha 7 vjeç erdha për herë të parë në Los Angeles dhe shëtisja me mamanë time në këtë bulevard. Mbaj mend që ajo më tha se një ditë emri im do të ishte këtu dhe jam shumë e lumtur që parashikimi i saj ishte i drejtë”, theksoi Shakira.

Këngëtarja e famshme është personi i parë me kombësi kolumbiane që merr një yll në Bulevardin e Famës.

34-vjeçarja është e njohur për këngët e saj si ‘La Tortura’, ‘Hips Don’t Lie’ apo ‘Waka-Waka’, kënga zyrtare e botërorit të futbollit “Afrika e Jugut 2010”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)