Shakira feston në krahët e Piques
Nju Jork, 20 maj - Këngëtarja latine e “Hips Don’t Lie”, Shakira, ka befasuar me performancën e saj në Eventin “Billboard Music Awards 2014”.
Ajo u shfaq si gjithmonë energjike dhe shpërthyese në skenë me hitin më të ri “Empire”.
Pasi mbaroi interpretimin e këngës, ajo u hodh në krahët e bashkëshortit Gerad Pique. Ata dukeshin shumë të lumtur gjatë mbrëmjes teksa shijonin eventin Billboard Music Awards të kapur për dore.
Gerard Pique, futbollisti i Barcelonës, muajin tjetër fillon aventurën e Botërorit me skuadrën e Spanjës dhe çifti po përpiqet të qëndrojë sa më shumë kohë së bashku.