18 Maj 2024

Shakira dhe Pique bëhen me djalë

Barcelonë, 23 janar - Këngëtarja kolumbiani, Shakira, i dha jetë djalit të saj të parë, Milanit, në orën 9:36 minuta të mbrëmjes së djeshme.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga futbollisti i Barcelonës në rrjetin shoqëror “Twitter”, Pique e konsideroi lindjen e djalit si lajmin “më të gëzuar të jetës”.

”Emri Milan do të thotë i dashur dhe shpirtmadh në gjuhën slave ndërsa në latinisht, do të thotë i vendosur dhe punëtor. Në gjuhën sanksrite kupton bashkimin”, shkruante Pique në deklaratën e tij.

Këngëtarja 35-vjeçare, e cila u njoh me katalanasin përpara dy vitesh, zbuloi shtatzaninë e saj për herë të parë në muajin shtator.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)