30 Prill 2024

Shakira dhe Gerrard Pique, planifikojnë dasmën pas Euro 2012

Barcelonë, 16 janar - Këngëtarja kolumbiane Shakira dhe i dashuri i saj, futbollisti i Spanjës dhe Barcelonës, Gerrard Pique, po planifikojnë dasmën e tyre.

Ata duket se do të kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë gjatë kësaj vere, raportojnë mediat kolumbiane.

Sipas portalit kolumbian \"Elheraldo\" dhe revistës spanjolle “InTouch”, martesa mes Shakirës dhe Pique duhet të bëhej pas Kampionatit Evropian të futbollit “Euro 2012”, por duket se planet tashmë kanë ndryshuar.

Si transmeton revista \"InTouch\", martesa pritet të zhvillohet në Barcelonë, ku jeton edhe Shakira prej disa kohësh.

Çifti i njohur e ka nisur lidhjen në shkurt të vitit 2011 dhe me gjithë dallimin në moshë, për ta është me rëndësi vetëm dashuria.