04 Maj 2024

Serialet turke, eksporti arriti në 50 milionë dollarë

Stamboll, 17 janar - Serialet turke në vitin 2010 thyen rekord eksporti; shifra e eksportit të serialeve turke arriti në 50 milionë dollarë. Deri tani nëpër 20 vende të ndryshme të botës transmetohen më shumë se 70 seriale turke.

Kanalet televizive në Lindje të Mesme, Ballkan, dhe Azinë Qendrore tregojnë një interes të madh për serialet turke.

Ndër programeve të huaja që ndiqen më shumë nëpër këto rajone raporti i serialeve turke është 60%.

Kërkesa dhe pëlqimi i serialeve turke buron nga veçoritë kulturore të përbashkëta.

Sipas eksportuesve të filmave turq me seri, për shitjen e tyre një rol të madh ka luajtur edhe figura e Kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdoan.

Projekte po bëhen edhe për shitjen e serialeve turke në Gjermani, Rusi, dhe Ukrainë.

Vëllimi i këtij biznesi sa vjen dhe po rritet edhe më shumë.

Eksporti i serialeve turke për vitin 2010 shënoi një fitim prej 50 milionë dollarësh.

Çdo seri e një seriali turk nëpër kanalet televizive të huaja kushton 500 deri në 20 mijë dollarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)