09 Maj 2024

Serbët ndalojnë filmin e Angelina Jolie për Bosnjën

Sarajevë, 14 shkurt - Një kompani serbe në pjesën e Bosnjës, ka refuzuar ta shfaqë filmin e ri të regjisores Angelina Jolie, që trajton situatën gjatë luftës në Bosnjë në vitet e 90-ta.

Distributori Vlladimir Levak tha se nuk mendon se filmi i Angelina Jolie, “Në Tokën e gjakut dhe mjaltit”, do të jetë interesant për audiencën në Republikën Serbe të Bosnjës, pasi në të portretizohet ushtari serb, që e kishte gjetur ish dashnoren e tij myslimane, në mesin e skllevërve të seksit në një kamp që ai e udhëhiqte.

Parashihet që filmi nesër të shfaqet për të parën herë për publikun në Sarajevë, ndërsa do të jepet edhe në kinematë në pjesën myslimano-kroate të Bosnjës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)