07 Maj 2024

Seal: Heidi Klum më tradhëtoi

New York, 3 shtator - Në janar të këtij viti Seal dhe Heidi Klum i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe tashmë duket se arsyeja e divorcit ka dalë në dritë.

Këngëtari 49-vjeçar ka deklaruar se ish-bashkëshortja e tij 39-vjeçare kishte një lidhje me truprojen e saj para se të ndaheshin.

Britaniku i ka dhënë këto deklarata për ‘TMZ’ pasi u publikuan disa foto të modeles gjermane me truprojen: “Besoj se tani e keni përgjigjen që kërkonit prej shtatë muajsh.”

Seal nuk shtoi asgjë tjetër përveç faktit se e vetmja gjë që ka rëndësi për të tani është mirëqenia e fëmijëve të tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)