03 Maj 2024

Scotty McCreery hedh në treg albumin e tij të parë

New York, 26 nëntor - Programi televiziv “American Idol” ka tërhequr miliona shikues gjatë dekadës së fundit dhe ka ndihmuar për nisjen e karrierës së shumë këngëtarëve të njohur tashmë si Kelly Clarkson, Carrie Underwood, Adam Lambert dhe Chris Daughtry.

Edhe fituesi i edicionit të fundit të këtij programi- Scotty McCreery- po përpiqet që të ecë në gjurmët e këtyre artistëve mbas suksesit që pasoi daljen në treg të albumit të tij të parë.

Ky vit ka qenë marramendës për Skoti Mekkririn. Ai ka pasur një kalendar artistik të ngjeshur dhe  ka bërë të pamundurën për t’a realizuar krejtësisht atë...

“Ka qenë një përvojë e mrekullueshme; që nga nata finale e programit “American Idol” kam qenë në lëvizje, tani jam në Uashington.”

Skoti as që e kishte menduar se gjërat do të merrnin këtë drejtim kur u nis nga qyteti i tij Garner i Karolinës së Veriut për të marrë pjesë në konkurrim në Los Anxhelos për programin televiziv “American Idol”.

“As në ëndrrat më të pamundura nuk e imagjinoja një gjë të tillë. Kur u ktheva në shtëpi në Karolinë e Veriut vitin e kaluar, producentë nisën të më çonin nëpër konkurse të ndryshme. Nuk po e besoja që po ndodhte, dhe që gjithë ky sukses po rritej në mënyrë progresive”.

Skoti Mekkriri ka një zë karakteristik të muzikës kantri i cili ia bëri më të vështirë për të fituar programin televiziv  “American Idol” i prirur drejt muzikës pop.

“Ishte e vështirë sidomos në konkurrimet e para. Në konkurrimin tim të parë një prej prodecenteve të programit më tha; Ky nuk është konkurs për muzikën kantri. Dhe unë i thashë, e di, por më jepni vetëm një mundësi të këndoj... Ajo më dha mundësinë. Kur u krijuan grupet gjithashtu nuk isha shumë i preferuar, pasi të gjithë këngëtarët e tjerë ishin të rrymave pop dhe R&B”.

Skoti thotë se albumi i tij i parë”Clear as Day” përmban bashkëpunime me disa prej artistëve më të mirë të muzikës kantri.

“Në këtë album unë nuk krijova vetë ndonnjë këngë. Ne e kemi punuar këtë album bazuar tek krijimtaria e këngëtarëve të njohur të muzikës kantri. Shpresoj që gjatë këtij viti të jetoj edhe më shumë në Nashville të shohë komunitetin e të kem një përvoj jete atje. Jam ende i ri dhe kam ende shumë për të parë e për të mësuar, e ndoshta duke patur këtë përvojë mund të shkruaj edhe unë këngë të mira”.

CD e albumit të tij u rendit e para në klasifikimet muzikore në javën e parë që doli në treg, duke e bërë Skotin këngëtarin më të ri në historinë e klasifikimit Billboard 200 që renditet i pari me albumin e tij të parë. Ky album u rendit i pari në 5 klasifikime të ndryshme muzikore Billboard duke vërtetuar se Skoti Mekkrirri është vërtetë një idhull amerikan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)