Scherzinger prezanton këngën e re
Londër, 8 mars - Nicole Scherzinger të dielën mbrëma ka performuar për herë të parë në televizion këngën e saj të re “Don`t Hold Your Breath”.
Këngëtarja e “Pussycat Dolls” u paraqit në shown britanik “Dancing on Ice”, për të kënduar këngën e saj të re, që pritet të jetë një hit i radhës.
32-vjeçarja u pranua mirë nga publiku, ndërsa paralajmëroi se albumi i saj debutues “Killer Love” do të paraqitet në Britani të Madhe nga 21 marsi.