04 Maj 2024

Scherzinger fillon të shijojë suksesin e saj

Los Angelos, 11 nëntor - Një prej këngëtareve më të suksesshme në botë, Nicole Scherzinger, u paraqit me një pamje të mrekullueshme, në kopertinën e një reviste amerikane, në të cilën u publikua një intervistë e gjatë për jetën e saj profesionale.

33-vjeçarja shprerhet se pas vitesh pune të lodhshme dhe të pandalshme, më në fund po fillon të shijojë suksesin e saj dhe t’i gëzohet fryteve të jetës artistike.

Ndonëse refuzoi të komentonte ndarjen pas katër vitesh me pilotin e Formulës 1, Lewis Hamilton, Scherzinger bëri një përshkrim të gjerë të vetës:

“Nuk jam nga ato që qaj duke parë çdo film, por kur dëgjoj një këngë apo diçka tjetër të ndierë, e di që s’mund të përballoj emocionet”.

Njëri prej “mëkateve” të Nicole është që nuk i ka kushtuar rëndësi gjërave të voglave që e kanë rrethuar.

“Problemi kur bëhesh e njohur dhe korr sukses është që e le veten të qëndrosh mbi një re dhe shumë herë, problemet e zakonshme të njerëzve që të rrethojnë nuk i sheh më. Për fat të mirë, sot jam me këmbë në tokë dhe shumë më e përgjegjshme për gjërat që bëj”.

”Jam më e vendosur për të arritur suksese të reja. Edhe pse nuk i dihet kurrë se çfarë mund të të rezervojë jeta përpara, mendoj se kam edhe disa maja të reja për të pushtuar”, përfundoi Scherzinger. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)