27 Prill 2024

Sandra Bullock nuk është shtatzënë

Los Angelos, 9 shtator - Sandra Bullock nuk është shtatzënë dhe nuk është duke dalë me Ryan Reynolds.

47-vjeçarja ka rrëzuar thashethemet të cilat kishin pushtuar të gjitha faqet e gazetave.

Fituesja e çmimit Oskar përveçse ka thënë se nuk është shtatzënë gjithashtu ka bërë të ditur se nuk ka në plan as edhe të birësoi ndonjë fëmijë tjetër aktualisht.

Edhe pse fansat kishin krijuar tashmë përshtypjen se ajo ishte me Reynolds, Bullock ka thënë prerazi se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se sa shoqëri.

“Nuk jemi të përfshirë romatikisht bashkë. Nuk ka asgjë të vërtet në raportet e fundit”, ka thënë aktorja.

Bullock ka shtuar se është shumë e lumtur vetëm dhe se e adhuron djalin e adoptuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)