Samsung ia blen 1 milion albume Jay-Z
Seul, 17 qershor - Jay-Z ka zbuluar se albumi i tij i ri “Magna Carta Holy Grail” do të lansohet më 4 korrik, falë një marrëveshje të veçantë me kompaninë Samsung.
Reperi ka zbuluar lajmin gjatë një video-reklame treminutëshe për Samsung, e cila u lansua mbrëmë në televizionet amerikane gjatë ndeshjes së NBA në mes të Miami Heat dhe San Antonio Spurs.
Në videon promovuese, reperi shihet duke incizuar muzikën në studio me bashkëpunëtorë si Pharrell Williams, Timbaland, Swizz Beats dhe Rick Rubin.
-Ideja është ta përfundojmë albumin dhe ta hedhin në treg. T’ia japim botës në një moment dhe ta lejojmë atë të shpërndahet, ka thënë reperi.
Albumi do të jepet pa pagesë për një milionë fansa me fat të cilët kanë në zotërim njërin nga telefonat Samsung: Galaxy S III, Galaxy S 4 ose Galaxy Note II.