04 Maj 2024

Russell Brand ende i dashuruar pas Katy Perry

Hollywood, 18 maj - Martesa e tyre zgjati 14 muaj, por Russell Brand nuk ka asnjë pishman nga historia e tij me Katy Perry.

Megjithatë, ai nuk e fsheh se gjashtë muaj pas divorcit, vazhdon të ketë ende ndienja të forta pas këngëtares.

Në një intervistë televizive, Brand deklaroi: “Jam ende i dashuruar pas saj. E dua ende si njeri. Por, ndonjëherë disa marrëdhënie nuk janë të destinuara që të funksionojnë dhe jona ishte njëra prej tyre”.

Në lidhje me 14 muajt e kaluar bashkë dhe gjërat që mund të bënte ndryshe, komediani 36-vjeçar shtoi:

“Nuk kam asnjë pishman. Jam shumë i lumtur që kam qenë i martuar me të dhe po të kthehesha pas, nuk do të mund të bëja dot gjëra ndryshe”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)