Russel Crowe, një Robin Hud në Kanë
SHBA, 29 mars - Nga një prijës gladiatorësh, në një prijës hajdutësh. Aktori australian Russel Crowe do të shkelë tapetin e kuq të Festivalit të Kanës, në rolin e Robin Hudit.
“Robin Hood”, filmi i Ridley Scott është zgjedhur për të hapur edicionin e 63-të të Festivalit të Kanës.
Filmi, i cili do të prezantohet jashtë konkursit, mbi skenar të Brian Helgeland, risjell mitin e Robin Hudit, princit që u rrëmbente të pasurve, për t’ua ndarë të varfërve.
Pas varianteve të mishëruara nga Errol Flynn, Sean Connery e Kevin Costner, pritet me kureshtje prurja e Russel Crowe-t.
Kate Blanchett do të jetë protagonistja femërore, në rolin e Lady Marian, ndërkohë që në kast bëjnë pjesë edhe aktorë të tjerë si Max Von Sydow, Lea Seydoux e William Hurt. Filmi do të dalë në të gjitha kinematë e botës në 14 maj.