22 Prill 2025

Rritet buxheti për institucionet e kulturës

Prishtinë, 22 janar - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka nënshkruar politikat programore në fushën e kulturës, me çka hapën mundësi për zhvillimin e mëtejmë të institucioneve të kulturës dhe ngritjen e nivelit artistik të tyre.

Sipas politikave programore për vitin 2016, të gjitha institucionet e kulturës që janë në varësi të MKRS-së kanë përfituar rritje të dukshme të buxhetit për veprimtaritë e tyre.

MKRS-ja vlerëson se kjo rritje e buxhetit shton nevojën për më shumë punë e përkushtim në menaxhimin sa më efikas të këtyre institucioneve dhe në promovimin sa më të gjithanshëm e më cilësor të kulturës së Kosovës.

MKRS-ja në synimet e saj politike, e ka objektiv forcimin e rolit të kulturës në shoqëri dhe është e përkushtuar që të ndihmojë institucionet e saj të kulturës, me mbështetje financiare, legjislacion modern dhe infrastrukturë të përshtatshme për zhvillim të aktiviteteve kulturore.

Kjo rritje është bërë duke u bazuar te shpenzimet e vitit të kaluar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)