30 Prill 2024

Rriten shitjet në tregun muzikor amerikan

New York, 5 dhjetor - Shitjet e albumeve muzikore në Shtetet e Bashkuara u rritën në vitin 2011, për herë të parë që nga viti 2004.

Shitjet e albumeve u ngritën me 1.3 për qind në vitin 2011, kryesisht falë këngëtares britanike Adele, që shiti plot 5.8 milionë kopje të albumit të saj të dytë, “21”.

Michael Buble shiti 2.4 milionë kopje të albumit të tij “Christmas”, ndërsa “Born This Way” i Lady Gaga u ble nga 2.1 milionë fansa.

Në total, në vitin 2011 u blenë 4.4 milionë albume më shumë se në vitin 2010, me CD-të që mbeten formati më popullor. Vetëm një në tre albume u zgjodh në format dixhital.

“Recovery” i Eminem ishte albumi më i shitur i vitit 2010, me 3.42 milionë kopje të blera. Rekordet nga Lil Wayne, Jason Aldean dhe Mumford and Sons ndihmuan në tërësi shitjet me albume, “single” dhe kolona zanore, duke regjistruar 1.6 miliardë dollarë për herë të parë.

Albumet më të shitura në SHBA, 2011:

1. “21” nga Adele - 5.82m

2. “Christmas” nga Michael Buble - 2.45m

3. “Born This Way” nga Lady Gaga - 2.10m

4. “Tha Carter IV” nga Lil Wayne - 1.91m

5. “My Kinda Party” nga Jason Aldean - 1.57m

6. “Sigh No More” nga Mumford and Sons - 1.42m

7. “Take Care” nga Drake - 1.24m

8. “Under The Mistletoe” nga Justin Bieber - 1.24m

9. “Watch The Throne” nga Jay dhe Kanye West - 1.23m

10. “Own The Night” nga Lady Antebellum - 1.20m