Rowland nuk është gati të bëhet nënë

Los Angelos, 5 tetor - Ylli i muzikës R&B, Kelly Rowland, nuk do të ndjekë hapat e shoqes së saj, Beyonce, në një të ardhme të afërt.
Krijuesja e hitit Dilemma është shumë e kënaqur që Beyonce është në pritje të fëmijës me burrin Jay-Z, mirëpo vetë ajo pohon se nuk është e gatshme për fëmijë.
Jam shumë e lumtur për të dhe burrin e saj, dhe jam aq e entuziazmuar që do bëhem një teze për të dytën herë.
Do të ndihmoj për kujdesin ndaj foshnjës së parë të \"motrë\" sime dhe burrit të saj.
Unë nuk jam ende e gatshme për fëmijë. Mund t`i ndihmoj ata duke u kujdesur për këtë foshnje të vogël, ka thënë Rowland për Mtv News.