Ronnie Wood martohet për herë të tretë

Los Angelos, 22 dhjetor - Ronnie Wood, kitaristi 65-vjeçar i Rolling Stones, dhe Sally Humphries, producentja 34-vjeçare teatrore, u martuan ditën e enjte në mënyrë të fshehtë.
Ceremonia u realizua në një hotel në qendër të Londrës. Kjo është martesa e tretë për muzikantin veteran.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm vetëm familjarët dhe miqtë e afërt. Rod Stewart ishte shoqëruesi i Ronnie Wood.
Të ftuar të tjerë të famshëm ishin edhe Paul McCartney me bashkëshorten e tij, Nancy Shevell.
Ronnie Wood ka qenë i martuar dy herë të tjera më parë.