21 Prill 2025

Romancë mes James Packer dhe Miranda Kerr

Nikozia, 21 qershor - Supermodelja Miranda Kerr ka kaluar disa ditë pushimi në jahtin e miliardierit James Packer duke shijuar bregdetin e Qipros.


“Sydney Morning Herald” raporton se supermodelja Miranda Kerr dhe miliardieri James Packer kanë disa muaj që shoqërohen me njëri-tjetrin. Supermodelja ka kaluar disa ditë pushimi në jahtin e tij  duke shijuar bregdetin e Qipros.

Në  një foto të postuar në Instagram ku modelja punon në lap-top sfondi duket i njëjti me jahtin e miliardierit

Pak kohë më parë në një video që u bë publike shiheshin dy biznesmenë duke u rrahur me njëri-tjetrin dhe objekti i sherrit ishte pikërisht, Miranda Kerr.

 “Ne kemi folur sigurisht. Ne jemi miq”, thotë ajo për “Sun Herald” muajin e kaluar. Thashethemet për një romancë mes Mirandës dhe Jamas-it filluan në dhjetor të vitit të kaluar pas raportimit në revistën  “Woman\'s Day”, ku miliardieri i kishte thënë miqve të tij se kishte filluar të shoqërohej me supermodelen.

Kerr u nda nga bashkëshorti i saj, Orlando Bloom në tetor gjithashtu edhe Packer tashmë është “single” pas ndarjes pas 7 vitesh martesë nga bashkëshortja, Erica Baxter.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)