19 Maj 2024

Rolling Stones nisin koncertet e ditëlindjes

Londër, 26 nëntor - Grupi i rock-ut “The Rolling Stones” ka nisur serinë e pesë koncerteve për të shënuar 50-vjetorin e krijimit.

 Ai është shfaqur të dielën mbrëma në Londër, para një publiku prej 20,000 njerëzish, duke sjellë shumicën e hiteve nga vitet 1960.

 Dy koncertet e kësaj jave në Londër do të pasohen nga tre të tjerë në Shtetet e Bashkuara. Datat e sakta të tyre nuk janë bërë të ditura.

 Këtë vit, “The Rolling Stones” kanë shënuar 50 vjet nga koncerti i tyre i parë në Londër, në korrik të vitit 1962.

 Këngëtari Mick Jagger, kitaristët Keith Richards dhe Ronnie Wood dhe bateristi Charlie Watts janë në të 60-at ose 70-at e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)